6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Infrastrukturës jep lajmin se është kryer procesi i Shpronësimit për Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se është bërë shpronësimi i Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana, raporton Prishtinapress.

Ministri përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook ka thënë lajmin se sot është finalizuar vendimi i shpronësimit për realizimin e Projektit të Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana.

“Pas vendimit të parë të datës 12 Tetor, 2023, kur edhe nisi procesi i shpronësimit të pronave, sot, finalizuam të gjitha vendimet e shpronësimit për realizimin e Projektit të Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana. Marrë parasysh rëndësinë e trashëgimisë arkeologjike, Qeveria jonë i ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhura për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti, njëherit mbishkrimit i cili paraqet një dëshmi shumë të rrallë të historisë dhe lashtësisë së Popullit Shqiptar”, ka shkruar Aliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img