0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Financave thotë se Doganat sivjet mblodhën 1 miliard e 40 milionë €

Dogana e Kosovës sivjet ka arritur rekord duke mbledhur mbi 1 miliard euro. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se punëtorët e Doganave meritojnë respektin e secilit qytetar të Kosovës.

Ai ka treguar se ka vizituar punëtorët doganorë bashkë me u.d e Drejtorit, Fahri Gashin, dhe iu ka premtuar se do të ndajë mjete shtesë për t’i mbuluar shpenzimet që dalin nga puna jashtë orarit të punës dhe ditëve të festave.
“U njoftova per dy udhezime te reja qe rregullojne ceshtjen e kritereve per kompenzim per punen jashte orarit dhe per festa, si dhe udhezimin per kriteret e caktimit te zyrtareve doganore ne detyra te caktuara dhe transfer ne pozita te ndryshme. Keto dy udhezime do te krijojne kushte me te mira per pune te zyrtareve doganore. Te dy udhezimet kane implikime buxhetore, per te cilat do te kujdesemi qe t’i mbulojmë”, ka premtuar Hoti.
“Deshiroj te falenderoj sindikaten qe jane bere krah i forte i menaxhmentit ne arritjen e objektivave qe ka Dogana e Kosoves. Do ta kene mbeshtetjen ne te gjitha kerkesat e tyre per te permiresuar kushtet e punes se zyrtareve doganore”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img