3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Hoxhaj arsyeton Projektligjin për demarkacionin

 
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka arsyetuar ‘Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi’ duke thënë se dispozitat e këtij projektligji mundësojnë që nëse ka fakte të reja, dhe me pajtimin e palëve, mund të ndryshohen dhe plotësohen.
“Ky projektligj ka tri shtylla kryesore të ndërtuara në tre nene. Së pari ratifikohet marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi, të nënshkruar në Vjen me datën 26 gusht të vitit 2015. Neni i dytë ka të bëjë me dispozitat e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi e nënshkruar në Vjenë me 26 gusht 2015. Nëse ka fakte të reja ligjore mund të ndryshohen dhe të plotësohen me pëlqimin e palëve . Dispozitat e kësaj marrëveshje mund të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë, të paraparë për miratime. Me pajtimin e palëve për ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes, mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar. Pjesa e tretë e këtij projektligji e ndërtuar në nenin e tretë , ka të bëjë me pjesët përbërëse të këtij ligji. Marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi e nënshkruar në Vjenë me datën 26 gusht 21015, është pjesë e këtij projektligji, bashkë me dokumentacionin zyrtarë të Komisionit shtetëror për shënimin e kufirit shtetërorë në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img