Pas vërejtjeve që Kryeministri i Kosovës ju dha udhëheqësve të bordeve dhe menaxherëve, në një takim që kishte më 11 nëntor, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të financave, Avdullah Hoti.
Hoti ketë problem e ngriti sot ne mbledhjen e qeverisë së Kosovës, duke potencuar se përherë të parë që nga paslufta PTK, nuk është duke e paguar divendenten, divident që është e obliguar me ligjet e Kosovës.
Nga 40 milion euro që PTK kishte paguar para disa viteve, qeveria e ka zbritur në 15 milion euro dividentën për këtë vit. Në xhirollogari të Qeverisë nuk ka dalë as edhe një cent nga PTK dhe për këtë arsye Qeveria po ka probleme serioze me përmbushjen e agjendave sipas buxhetit të paraparë, duke venë në pikëpyetje realizimin i pritjeve të Qeverisë Mustafa, transmeton kosovapress.
Vetë ministri i Financave, Avdullah Hoti, në mbledhje te qeverisë e konsideroj si mjaftë problematike, për aq sa kërkoi edhe që Qeveria të ndërmarrë masa serioze në këtë drejtim.
“Të hyrat nga devidenta e PTK-së kanë qenë zero në këtë periudhë. Për shkak se bordi i PTK-së nuk ka marrë vendim deri më tani që të bëjë pagesën e devidentës siç është planifikuar dhe unë kërkoj nga Qeveria të ndërmarrë masa në këtë drejtim. Sepse mosrealizimi i këtyre të hyrave, nënkupton edhe shkurtim të shpenzimeve në muajin dhjetor”, ka thënë Hoti në mbledhjen e qeverisë.
Java e kaluar nuk ishte e mirë për udhëheqësit e bordeve dhe kryeshefat ekzekutiv të Ndërmarrjeve Publike. Përformanca jo e mirë e menaxhimit të ndërmarrjeve, duket se e ka nervozuar edhe kryeministrin Isa Mustafa. Ky i fundit në fillim të javës së kaluar kishte ftuar të gjithë udhëheqësit e bordeve dhe kryeshefat në një takim të mbyllur. Nga 15 milionë euro, Qeveria i ka zbrit në 5 milionë euro Telekomit të Kosovës për 2017, edhe pse për 2016-të, nuk ka paguar asnjë cent në arkën e shtetit.
Bazuar në komunikatën që kishte lëshuar zyra për informim e kryeministrit, i pari i Qeverisë ka shpreh brengosje për afarizmin e këtyre ndërmarrjeve. Kryeministri gjatë këtij takimi, ka shpreh brengosje se një pjesë e kompanive publike po punojnë me humbje.
Ndryshe, kompanitë publike, në vazhdimësi janë duke u ballafaquar me rënieje drastike të të hyrave si pasojë e keq menaxhimit të tyre nga bordet politike dhe jo profesioniste.
Shembulli më i keq për rënien drastike të të hyrave është Telekomi i Kosovës, i cili vitin e kaluar kishte realizuar të hyra në vlerë prej 84 milionë euro. Si pasojë e rënies të të hyrave, Telekomi i Kosovës, këtë vit nuk ka arrit të përmbush obligimin ligjor, të paguaj dividentën prej 15 milionë euro Qeverisë. Kjo e fundit ka kohë që ka telashe me këtë ndërmarrje pasi nuk po mund t’i përmbush projeksionet e parapare në buxhetin e këtij viti.