Site icon PrishtinaPress

Ministri Hasani i gëzohet hapjes së Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Gjilan

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe kryetarin Lutfi Haziri, kanë hapur Konsullaten e Nderit të Republikës së Shqiperisë.

Ministri Hasani ka thënë se hapja e Konsullatës është tregues për thellimin e bashkëpunimit mes qytetit të Gjilanit dhe Shqipërisë, në radhë të parë forcimin e lidhjeve shpirtërore, por edhe nxitjen e bashkëpunimeve në fusha tjerë, përfshirë këtu ekonominë, arsimin, kulturën e të tjera.

Ky është postimi i plotë i Ministrit Hasani:

Sot në Gjilan bashkë me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe kryetarin Lutfi Haziri, hapëm Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë.

Për ne hapja e kësaj Konsullate është një tregues shumë i mirë për thellimin e bashkëpunimit mes qytetit tonë dhe Shqipërisë, në radhë të parë forcimin e lidhjeve shpirtërore, por edhe nxitjen e bashkëpunimeve në fusha tjerë, përfshirë këtu ekonominë, arsimin, kulturën e të tjera.

Ky është edhe një detyrim për t’i zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet tona.

Hapja e Konsullatës është bërë në 19 vjetorin e shënimit të Ditës së Çlirimit.

Me ne ishte edhe këshilltari i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Endrit Shala. Konsullit Valon Ademi i uroj punë të mbarë e suksese!

Exit mobile version