Site icon PrishtinaPress

Ministri Hamza thotë se për 6 muaj, i ka sjellur Kosovës mbi 73 milionë euro grante

Ministri i Financave, Bedri Hamza po thotë se në 6 muajt e fundit i ka sjellur Kosovës mbi 73 milionë euro grante.
“Duke dëshmuar menaxhim transparent të financave publike, rikthimin e qëndrueshëm fiskal përmes Buxhetit të vitit 2018, duke respektuar Rregullën Fiskale, deficitin buxhetor dhe duke marrë vendime në funksion të përmirësimit të ambientit të bërit biznes përmes vendimeve, të cilat janë në fuqi nga 01 janari 2018 për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës, si dhe masave tjera të reja fiskale të planifikuara për të ardhmen, ka arritur që shtetit të Kosovës ti sjell në formë të grantëve shumën prej 73,886,000 euro”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

“Kjo shumë e mjeteve e cila i është dhënë Ministrisë së Financave në emër të shtetit të Kosovës për arsye të seriozitetit të treguar profesional dhe transparent, do ta ndihmoj zhvillimin e ekonomik të vendit tonë, që është edhe synim i Ministrisë së Financave, që bartës i zhvillimit ekonomik të jetë sektori privat”, përfundon njoftimi.

Exit mobile version