7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Hajrulla Çeku flet për FFK-në dhe për Federatat tjera që s’janë licencuar ende

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur për Federatat sportive që nuk janë licencuar ende nga institucioni që e drejton ai.

Njëra prej tyre është edhe Federata më e madhe në vend, ajo e Futbollit. Çeku shtoi se Federata e Futbollit është një nga mbi 15 Federatat që janë në procedurë të licencimit.

“Licencimi është duke vazhduar si proces nga vera e këtij viti kur është miratuar udhëzimi administrativ. Deri dje janë licencuar 9 Federata, të fundit ishin Volejbolli, Basketbolli dhe Atletika, që i morën zyrtarisht licencat nga Ministria e Sportit. Federata e Futbollit është një nga mbi 15 Federatat që janë në procedurë të licencimit dhe po ndodh ajo e zakonshmja: Komisioni i Licencimit po i dërgon komentet për plotësime të dokumenteve dhe të kritereve të caktuara. Dhe, unë besoj që me këtë dinamikë të punës, nga pjesa e parë e vitit të ardhshëm do të mbyllet komplet licencimi i Federatave të sportit”, deklaroi Çeku pas mbledhjes së Qeverisë.

Në Federatën e Futbollit thonë se shpejt do t’i dërgojnë dokumentet shtesë të kërkuara dhe janë optimistë se do kjo Federatë do të licencohet.

Sidoqoftë, në dy dokumentet e publikuara para dy ditësh nga kreu i FFK-së, Agim Ademi në “Facebook”, janë vërejtur disa mangësi, të cilat mund të rezultojnë në një tjetër përgjigje negative nga MKRS-ja./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img