Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Paris, është pritur nga ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Ministri Castaner, përmes një postimi në Twitter ka thënë se gjate takimit kanë lidhur një marrëveshje dypalëshe për luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.
“Së bashku, ne kemi lidhur një marrëveshje dypalëshe për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, dhe për të luftuar imigracionin e parregullt”, ka shkruar ai në Twitter.