Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, do të nisë një udhëtim në Lindjen e Mesme për të diskutuar situatën në Gazë dhe çështjet e sigurisë rajonale.
Ky vendim u mor me kërkesë të presidentit francez Emmanuel Macron.
“Ky udhëtim do të fillojë në Egjipt dhe do të vazhdojë në rajonin e Gjirit. Do të përfundojë të premten në Izrael, hera e parë që një ministër francez i Mbrojtjes viziton vendin që nga viti 2000”, deklaroi Lecornu përmes rrjeteve sociale.
Presidenti francez të premten i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë bombardimin e Gazës dhe vrasjen e civilëve.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim, raporton Al Jazeera