Me ftesë të Arkelogve të cilët janë duke i zhvilluar punimet në Kalanë e Harilaqit, ministri Shala vizitoi këto punime, me ç’rast u informua nga Arkeologu Arben Hajdari i cili përveç historikut dhe karakterit të kësaj Kalaje, foli edhe për ecurinë e restaurimit të saj si dhe sfidat dhe vështërsit e hasura gjerë tani, si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë logjistik.
Po ashtu Hajdari shtoi se MMPH-ja është një partner i rëndësishëm dhe mund të japë kontribut e saj.
Ministri Shala pasi falënderoi ekipin e arkeologve, tha se jemi në një vizitë në Kalanë e Harilaqit për t’i parë punimet në restaurimin që po ndodh nga ekspertët këtu.
Në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vullneti, dëshira dhe gatishmëria jonë është që të njihemi për nga afër me këto objekte monumentale dhe historiko-kulturore dhe të shohim mënyrën e përkrahjes së restaurimit në këtë objekt dhe rreth tij dhe jo vetëm por ofroj edhe përkrahjen e të gjitha departamenteve të MMPH-së duke filluar nga ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe sidomos të Departamentit të Shpronësimit.
Përkrahje konkrete Ministri Shala ofroj ndihmën e ekspertëve të MMPH-së. Më tej ministri Shala theksoj se së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Fushë Kosovës me realizimin e Institutit Arkeologjik:
“Këtë pikë do ta shndërrojmë në një pikë atraktive turistike, e cila do të ishte shumë atraktive për vizitorë, duke pasur parasysh edhe pozitën gjeografike që e ka, por edhe një mundësi e mirë për të gjeneruar vende të punës”, u shpreh ai.