Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci këtë të diel ishte për vizitë në fermën e fermerit Emin Gashit në fshatin Sibovc të Obliqit, i cili bashkë me familjen e tij janë të përkushtuar me zell në punën e tyre në bujqësi.
Peci ka shkruar në Facebook se nuk ka vlerësim a kënaqësi më të madhe për të si Ministër sesa kur vlerësohet nga një familje e ndershme e punëtore që i kanë dhënë Kosovës tre ushtarë të UÇK-së e një dëshmor e që për më tepër kur dëgjon nga ata teksa bëjnë dallimin e mënyrës së drejtimit të sektorit të bujqësisë më parë dhe drejtimit aktual, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
????Në fshatin Sibovc të Komunës së Obiliqit, më priti këtë të dielë fermeri Emin Gashi me familje, njëri nga 7 vëllezërit Gashi të cilët me shumë zell i përkushtohen bujqësisë.
????????Emini është kultivues i 5 hektarëve me grurë dhe 15 hektarëve me misër ndërsa në total ka në pronësi 50 hektarë tokë të punueshme.
????Mbështjetja për drithërat si gruri e misri do të vazhdojë edhe këtë vit; ku përveç sipërfaqes do të përkrahet rendimenti, plehërimi pranveror dhe vlera e akcizës së naftës.
???? Ai njëherit mbarështon rreth 40 krerë lopë, viça e mështjerra, në një fermë modeste por të pastër e brenda standardeve.
????Këtë vit, përmes Programit për Zhvillim Rural – Grante në Bujqësi 2022, respektivisht ???? Nën-masa e prodhimit të mishit / rritjes së viçave është përkrahur deri tani me 1,098,776.00€, ndërsa përmes nën-masës për prodhimin e qumështit dhe lopëve vlera e përkrahjes së projekteve është 497,883.50€.
???? Këtë vit do të krijojmë fond të veçant për rritjen e fondit blektoral.
????Këta janë bujqit tanë. Të vyer, punëtorë e meritorë.