-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministri danez falënderësues ndaj Kosovës për ndihmën me burgun e Gjilanit

Ministri danez Peter Hummelgaard ka folur pas takimit që pati me homologen e tij kosovare, Albulena Haxhiu, për marrëveshjen për burgun në Gjilan.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se me Kosovën kanë një një bashkëpunim shumë të fortë dhe të frytshëm për këtë projekt, njofton Klankosova.tv.

“Pa dyshim që jemi të vetëdijshëm për historinë mes Kosovës dhe Danimarkës, të dy vendeve që kanë mbështetur njëra-tjetrën”.

“Ne kemi qenë shumë të bindur në të kaluarën që jemi në gjendje të mbështesim dhe ndihmojmë Kosovën, dhe e dimë se kemi nevojë për ndihmë nga Kosova në përdorimin e kapaciteteve të qasjes në burgjet dhe objektet e paraburgimit të kosovarëve”.

“Dhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për Danimarkën në një kohë kur ne kemi shume tensione me shërbimet e të burgosurve në Danimarkë. Kjo vizitë këtu shënon zbatimin praktik të projektit dhe nuk ka dyshim se na ka pëlqyer ta shohim fillimin e hershëm, jemi të lumtur që jemi në fazën e tij tani”, ka thënë Hummelgaard. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img