1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ministri danez: Burgu i Gjilanit duhet t’i nënshtrohet një sërë rregullimesh

Ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Hakkerup, ka thënë se shumëçka në burgun e Gjilanit ku është planifikuar të strehohen kriminelët që janë dëbuar nga Danimarka, duhet të rinovohet.

“Për burgun mund të thuhet se është ndërtuar me financim të jashtëm si pjesë e rindërtimit të Kosovës pas luftërave ballkanike. Objekti është përfunduar në vitin 2016 dhe për këtë arsye është një ndërtesë relativisht e re. Megjithatë, ka nevojë që burgu t’i nënshtrohet një sërë rregullimesh dhe përmirësimesh para se të vihet në funksion”, u shpreh ministri në një përgjigje për deputeten Rosa Lund nga partia “Lista e Unitetit”.

Kjo parti nuk është përfshirë në marrëveshje dhe është kundër marrjes me qira të burgjeve jashtë vendit.

“Këta janë njerëz që duhet të jenë në burgun danez. Kjo është arsyeja pse ne në Listën e Unitetit besojmë se është e rëndësishme që konventat të respektohen. Shqetësimi im themelor është nëse ne po i respektojmë të drejtat e njeriut, apo nëse ne mund të monitorojmë një burg kaq larg nga Danimarka”, tha ajo.

Është parakusht që të dënuarit e dëbuar të mund të vuajnë dënimin sipas kushteve daneze. Dhe sipas përgjigjes, kjo planifikohet që mund të ndodhë nga fillimi i vitit 2023.

Por para kësaj, ka një punë të konsiderueshme për të bërë me burgun. Një grup ekspertësh është në proces të vlerësimit të kushteve.

“Ndër të tjera, shtrirja e qelive, kushtet e kuzhinës dhe tualetit, krijimi i ambienteve të punësimit, argëtimit dhe vizitës, krijimi i hapësirës së zyrës për stafin danez, kushtet e furnizimit, riparimi i paraqitjes së vogël të mykut, ajrimi, infrastruktura IT dhe aspekte të tjera të sigurisë duhet të merren parasysh”, tha tutje ministri.

Danimarka ka lidhur një marrëveshje me Kosovën për marrjen me qira të burgut për 10 vjet.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img