0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Çeku priti në takim komunitetin letrar

Në kuadër të avancimit të infrastrukturës ligjore, grupi punues i themeluar për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Veprimtarinë Botuese dhe Librin ka filluar takimet e tyre të rregullta.

Në mënyrë që poltika e re e librit në vendin tonë të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ministri Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga këshilltarja politike Rozafa Imami dhe drejtoresha e Departamentit të Kulturës në MKRS Jehona Shyti, priti në takim komunitetin letrar.

Bashkë diskutuan modelet dhe praktikat që kontribuojnë në fuqizimin e fushës së librit, botimit dhe qarkullimit të tij, nxitjen e leximit, zhvillimin e koleksioneve të bibliotekave, si dhe çështje tjera që do t’i propozohen grupit punues për t’i përfshirë në Ligj.

Në këtë takim morën pjesë shkrimtarë Adil Olluri, Blerina Rogova-Gaxha, Azem Deliu, Ervina Halili, Imer Topanica etj.

Takimet dhe konsultimet me komunitetin letrar do të vazhdojnë deri në përfundim të procesit të plotësim-ndryshimit të Ligjit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img