Site icon PrishtinaPress

Ministri Çeku kërkon falje që nuk e nisi një telegram ngushëllimi te familja e Belul Beqajt

Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka kërkuar falje që nuk nisi telegram ngushëllimi te familja e profesorit dhe politologut të ndjerë, Belul Beqajt

Në emisionin Pressing, Çeku ka thënë se kjo ka qenë për shkak të mos-vëmendjes së tij dhe për këtë ai ka kërkuar falje.

“Kërkoj falje për këtë gabim. Thjesht nuk e kam pasur vëmendjen”, ka thënë ministri i Kulturiës, Rinisë dhe Sportit.

Analisti politik, njëherësh profesori universitar, Belul Beqaj, vdiq më 25 shtator. Belul Beqaj ishte profesor universitar, autor, analist politik e ish-kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës

Profesori universitar Beqaj që vdiq në shtator dhe njihet për veprat e tij: “Çështja Dita”, ”Liria e shtypit në Kosovë”, “Çfarë ishte roli i RTK-së në ngjarjet e marsit 2004”, “Lidershipi – si të bëhemi më të rëndësishëm”, “ (S)a mund t’i besohet lidershipit të Kosovës”, “Uloga liderstva na politiku medija Kosova”, “Kad ce Serbi i Albanci da se pomire”, “Politika në Fokus”, “Autoritarizmi dhe Poltronizmi si rrënues të demokracisë” etj.

Exit mobile version