0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Bytyqi uron studentët për vitin e ri akademik

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, u ka uruar studentëve dhe profesorëve vitin e ri akademik.

Bytyqi në urimin për vitin e ri akademik thekson se zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit varet nga ajo se çfarë kuadrosh do të ketë në të ardhmen, andaj uroi që universitetet të përgatisin kuadro për të ardhmen, duke ofruar programe atraktive e cilësore konform kërkesave të tregut të punës.

Publikimi i plotë i Bytyqit:

“Të dashur studentë dhe profesorë,

Uroj të keni një vit të suksesshëm akademik. Le të punojmë të gjithë së bashku që të arrijmë synimet e përbashkëta për cilësi, që të avancojmë standardet universitare dhe mbi të gjitha, të jemi të përgatitur dhe konkurrent në tregun evropian dhe më gjerë.

Padyshim që zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit , varet nga ajo se çfarë kuadrosh do të kemi në të ardhmen, andaj uroj që universitetet tona përkatësisht fakultetet të përgatisin kuadro për të ardhmen, duke ofruar programe atraktive e cilësore konform kërkesave të tregut të punës.

Studentët tanë kanë pasur edhe një mision tjetër gjatë historisë më të re të Kosovës: ta bëjnë këtë vend të lirë dhe të pavarur. Prandaj, ata, bashkë me profesorët e tyre iu kanë prirë proceseve të rëndësishme.

Tani, studentët kanë një detyrë tjetër para vetes. Ata duhet ta zhvillojnë këtë vend dhe ta bëjnë sa më të fuqishëm, në mënyrë që Kosova të ecë krahas shteteve të zhvilluara.

MAShT në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar po krijon hapësira bashkëpunimi me institucionet prestigjioze ndërkombëtare, gjë që padyshim do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë, si parakusht për integrimin e vendit në hapësirat evropiane të arsimit të lartë.

Ministria e Arsimit është e angazhuar dhe përkushtuar që të ofroi mbështetje të vazhdueshme në arritjen e synimeve tona të përbashkëta për një arsim sa më cilësorë në Kosovë.

Të dashur studentë dhe profesorë,

Uroj që puna juaj në të ardhmen të jetë bazë e fuqishme për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img