9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Bytyqi premton mbështetje për komunën e Kaçanikut

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka ofruar mbështetje për përafrim sa më të madh të bashkëpunimit me nivelin lokal në Kaçanik që së bashku t’ i qasen zgjidhjes së problemeve arsimore në nivelin lokal.

Këto ishin premtimet e Bytyqit me rastin e vizitës në komunën e Kaçanikut ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi.

Vazhdoni leximin nën reklamë …

Me kryetarin Ilazi, ministri Bytyqi kanë  biseduar për gjendjen aktuale të arsimit në këtë komunë dhe punët që duhet të bëhen në ngritjen e cilësisë së arsimit.

Ministri i Arsimit tha se është informuar lidhur me problemet me të cilat ballafaqohet arsimi në Kaçanik, teksa bëri të ditur se kanë biseduar për një qasje dhe gatishmëri për cilësi më të lartë të arsimit në përgjithësi.

Bytyqi: T’i qasemi së bashku zgjidhjes së problemeve arsimore në nivel lokal

” “Morëm shumë informata, bashkëbiseduam edhe me mësimdhënësit, përgjegjësit e komunës për një qasje dhe përgjegjësi shumë më të lartë në sistemin arsimor. Ne shprehëm gatishmërinë edhe të bashkëpunimit, që është qëllimi ynë kryesor, që me përafru sa më shumë bashkëpunimin me nivelin lokal që së bashku t’ i qasemi zgjidhjes së problemeve arsimore në nivelin lokal”, tha ai.

Po ashtu, ai ofroi mbështetje edhe për përmirësimin e infrastrukturës në shkollat e Kaçanikut.

Bytyqi: Mbështetja jonë do të jetë e pa rezervë

“Mbështetja jonë do të jetë e pa rezervë në secilën komunë, jo vetëm këtu në Kaçanik, qoftë në ndërtimin e infrastrukturave, përmirësimin e saj, e cila ndonjëherë është e kufizuar për çështje buxhetore. Vërtetë ne do të bëjmë përpjekje që të dalim nga kjo situatë. Por gjithsesi edhe një shtim i përgjegjësisë për të gjithë ne, të mësimdhënësit por edhe të përgjegjësve të arsimit që qasja nëpër mësimdhënie të jetë në nivel shumë më të lartë, në mënyrë që cilësia në arsim të fillojë të ndryshojë”, shtoi ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Iliazi, e vlerësoi lart vizitën e ministrit Bytyqi, derisa u shpreh mirënjohës për mbështetjen që ky i fundit ka ofruar për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë.

Ilazi: Inkurajuese vizita dhe mbështetja e ministrit

“Ishte inkurajuese mbështetja e ministrit për ta mbështetur pikërisht arsimin në komunën e Kaçanikut, duke filluar nga infrastruktura, avancimin e mësimdhënësve në profile të ndryshme profesionale. Veçanërisht ishte inkurajuese për ne mbështetja e ministrit për infrastrukturën shkollore, si parakusht për ngritjen e cilësisë në arsim”, tha ai.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri  Bytyqi dhe kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec si dhe shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img