0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Bytyqi paralajmëron ndalimin e ekskursioneve në Shqipëri

Ndonëse të shoqëruar edhe nga mësimdhënës, maturantët e Kosovës të cilët nisën drejt Shqipërisë për ekskursion, nuk ndalohen të përdorin substanca të ndaluara.

Madje ne media është raportuar se po këta maturant po përdorin alkool, duhan e nuk përjashtohet mundësia as e përdorimit të narkotikëve.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi ka thënë se përdorimi i këtyre substancave në ekskursionet e shkollave të mesme në Shqipëri është shqetësuese ndërkaq sipas tij, nëse do të vazhdohet me keqmenaxhim ato do të ndërpriten.

“Unë konsideroj që kjo është një dukuri e cila në fakt është shqetësuese ne kemi pas shqetësime edhe më herët, kemi filluar me diskutuar edhe me nivelin e prindërve dhe nivelin e DKA-ve, në një periudhe ka qenë ideja që të ndërprerën këto e ekskursionet, pastaj ka pasur edhe pro edhe koftra, e që nuk kemi pas siguri se sa është e nevojshme që ta ndërpremë”.

“Konsideroj që ne kemi nevojë të ulemi të diskutojmë bashkë me DKA-të dhe me shkollat, a kemi mundësi që këto të menaxhohen shumë më mirë pra që të mos përdorën këto dukuri negative që janë tepër të dëmshme për të rinjtë tanë, dhe nëse nuk gjejmë mundësi të menaxhimit të mirë atëherë rruga do të jetë ndërprerja e këtyre ekskursioneve”.

Bytyqi ka folur edhe për shtimin e inspektorëve e që me ligin e ri numri i tyre pritet të rritet deri në 26 të tillë, raporton EO.

“Është një mundësi e mirë pas aprovimit për ligjin për inspektoratin për ligjin e ri e cila hap shumë mundësi, shumë gjera, së pari mundësinë e parë e ka hap që inspektorati të orientohet në punën e vet që ka kryesore, pra në ngritjen e cilësisë në arsim e cila deri më tani në ligjin e vjetër nuk ka qenë inspektorati më shumë është marr me çështje administrative se sa që është marrë me detyrën kryesore pra çështjen e vlerësimit dhe ngritjen e cilësisë”.

“Tani ligji ri na mundëson që të kemi edhe rritje të numrit të inspektorëve. Pra, pretendojmë që me ligjin e ri 24-26 inspektor të kemi shtesë përveç këtyre që kemi tash. Ne jemi në procedurë, pra është miratuar ligjin, është fut edhe në pjesën e buxhetit për vitin 2019, presim që ministria e Administratës shumë shpejt të na jap dritën e gjelbër për hapjen e konkurseve dhe pastaj ta fillojmë procedurën të rekrutimit të stafit të rij të inspektoratit”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img