-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Bytyqi: Kryetari i EQAR-it nuk ka thënë se s’do të na njihen diplomat

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Agjencioni i Akreditimit nuk ka mundur të funksionalizohet për nje periudhë të shkurt dhe kjo është një nga arsyet e përjashtimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR).

“Sikurse agjencioni i akreditimit të ishte funksionalizu për një periudhë të shkurt do të hiqeshin dilemat. Ekziston vetëm një e vërtetë, jo dy të vërteta edhe deklarimi i kryetarit të EQAR nuk thotë se diplomat e studentëve tanë do të kenë vështirësi në njohjen e Universiteteve të evropës, por nëse programet e reja akreditohen tani pa qenë ne aty do të ketë vështirësi”, ka deklaruar Bytyqi, raporton lajmi.net.

Ai ka shtuar se Ministria e Arsimit si dhe Kuvendi duhet të bëjnë maksimumin që të bëhen pjesë e EQAR-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img