Leo Docherty, ministër i Britanisë së Madhe për çështje evropiane është shprehur i lumtur që trupat britanike do të përforcojnë KFOR’in në Kosovë.
Britania e Madhe ka marrë vendim që të rris praninë në Kosovë, sidomos pas tensioneve të fundit më 24 shtator në veri të Kosovës.
Më tutje, Docherty ka thënë se Britania e Madhe është e përkushtuar ndaj NATO’s dhe ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
Ai thotë se de-përshkallëzimi duhet të arrihet në të gjitha anët.
”Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka deklaruar ai.