1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Beqaj: Gjendja do të përkeqësohet, shkollat mund të pezullohen sërish

Gjendja gripale në të gjithë vendin është vetëm në fillimet e saj dhe situata mund të përkeqësohet. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili në një intervistë për “Vizion Plus”, nuk përjashton mundësinë e nje tjetër pezullimi në shkolla.

Megjithatë Beqaj deklaron se ky vendim do të merret në varësi të situatës gripale. Ministri i Shëndetësisë thekson se kjo nuk është një gjendje e jashtëzakonshme, pasi me të tilla epidemi vendi është përballur edhe vite më parë.

Pas mbylljes së shkollave që ndodh për herë të parë në një epidemi gripale, ministri i Shëndetësisë ka firmosur një tjetër urdhër për përballimin e situatës. Mjekët e qendrave shëndetësore ne gjithë vendin do të jenë në punë edhe të dielave. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur shpërndarjen e 93 mijë dozave të vaksinave, e cila do të aplikohet falas për popullatën.

Mbi 16 mijë raste në javë raportohen të prekur nga gripi. Vetëm në qendrat shëndetësore të Tiranës raportohen rreth 600 vizita në ditë, kryesisht fëmijë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri tani nuk raportohen raste të rënda dhe as viktima nga gripi i tipit A, që ka përfshirë të gjithë Europën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img