Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Schallenberg, ka thënë se Bashkimi Evropian, duhet të mbajë fokusin edhe në Ballkanin Perëndimor, tash kur bota po përballet me disa kriza.
“Nga pikëpamja e Austrisë, akoma aty situata është e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, dhe këtë nuk duhet ta largojmë nga fokusi jonë. Edhe pse atje falë Zotit nuk ka dhunë.
Këto komente Schallenberg i bëri në hyrje të nisjes së takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që po mbahen në Luksemburg.
Në mesin e temave të diskutimit është situata mes Kosovës dhe Serbisë, kjo pas sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.