Site icon PrishtinaPress

Ministri Aliu: Po shikojmë mundësitë ligjore për ndërprerje të tenderit për mbarëvajtjen e rrugëve në veri

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se po i shikojnë mundësitë për anulimin e tenderit të kompanisë “RAD”, pronar i së cilës është Zvonko Veselinoviq, një ndër të sanksionuarit nga SHBA-ja për krim të organizuar.

Aliu në një konferencë për medie, tha se pas lajmit të djeshëm po i shikojnë mundësitë ligjore për ndërprerje të tenderit për mbarëvajtjen e rrugëve në veri.

Të njëjtit sipas tij kanë marrë tender edhe të kaluarën pasi nuk kanë qenë në listë të zezë.

“Jemi duke u marrë me këtë çështje, pas lajmit që dje e kemi marrë. Kjo kompani ka marrë tender edhe më herët, pasi nuk ka qenë në listë të zezë. Jemi duke i shqyrtuar mundësitë ligjore që i kemi”, tha ai.

Exit mobile version