Ministria i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se po bëjnë çmos që rruga Prishtinë – Podujevë të përfundohet sa më parë.
Sipas tij kjo rrugë është e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Aliu ka publikuar në Facebook video nga punimet që po zhvillohen në këtë rrugë.
“Po vijojnë punimet për Rrugën Prishtinë – Podujevë. Ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet. Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Aliu.