Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është deklaruar në lidhje me detajet mbi projektet e ndërtimit të rrugëve Prishtinë-Pejë si dhe autostradës Prishtinë-Gjilan.
Aliu tha se projekti i rrugës Prishtinë-Pejë ka ndryshuar nga ai që ka qenë, pasi sipas tij “ai fillestar ka qenë me devijime të shumta”.
“Do të kemi së shpejti detaje se deri ku ka kanë avancuar për projekte të reja që jemi në zhvillim e sipër gjatë këtyre muajve derisa të fillojë sezoni i ndërtimit, në mënyrë që të kryhen të gjitha procedurat e prokurimit. Për të dyja projektet jemi në procedurë të prokurimit, gjithçka është duke shkuar në rregull dhe sipas kohës”, tha Aliu.
Ndërsa sa i përket autostradës Prishtinës-Gjilan, inspirimit Aliu tha se jakën duke punuar me intensitet të shtuar këtë vit.
“Mendoj që gjatë këtij viti do të arrijmë bukur shumë, se nuk premtoj që do ta përfundojmë këtë vit. Planin e kemi mbase që vitin tjetër të përfundojë. Por përpjekje jemi duke bërë që sa më shpejt ta realizojmë. Sa i përket segmentit deri në Dheun e Bardhë, me të arriturat dhe përfundimet të pjesës së autostradës deri në Gjilan, do të vazhdojmë menjëherë me projektin, me procedurë dhe realizim deri atje”, tha ai.
Po ashtu sipas tij, prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe me shumë rëndësi është edhe rregullimi i rrugës deri në Bujanoc.
“Krahas projekteve tjera që kanë të bëjnë me kyçjet nëpër korridore, sikur ai i Durrësit, edhe projekti që e lidhë Prishtinën me Bujanoc është projekt i rëndësisë së veçantë”,theksoi Aliu./PrishtinaPress/