-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Aliu formon komision për shqyrtimin e procedurave administrative të lëshuara për operatorët e hidrocentraleve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se ka marrë vendim për themelimin e grupit punues për shqyrtimin e procedurave administrative të lëshuara për operatorët e hidrocentraleve dhe ndikimin në ujëra e mjedis.

Aliu thotë se ky komision do të shqyrtojë vendimet e marra në lidhje me hidrocentralet deri më datë 30 qershor të vitit 2021.

“Si ministër i Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ditë më parë, bëra kërkesë për vendosjen e masave në lidhje me aplikimet për fitimin e së drejtës ujore me koncesion dhe vendosjen e rendit në procesin e aplikimit në përputhje të plotë me kërkesat dhe procedurat sipas Ligjit nr. 04/L-147 për ujëra. Kjo kërkesë tanimë është në zbatim. Sot kam marrë vendim për themelimin e grupit punues për shqyrtimin e procedurave administrative të lëshuara për operatorët e hidrocentraleve dhe ndikimin në ujëra e mjedis. Ky komision do të shqyrtojë vendimet e marra në lidhje me hidrocentralet deri më datë 30 qershor të vitit 2021.

Më tej, ministri ka pohuar se “komisioni në bashkëpunim me institucionet tjera që lidhen me fushën e ujërave do të përgatisë raport me rekomandime brenda afatit të përcaktuar. Komisionit i uroj punë të mbarë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img