3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Aliu flet për punësimin e motrës dhe vajzës së axhës në Ministrinë e Shëndetësisë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur rreth punësimit të motrës së tij dhe kushërirës në këshillin drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Aliu ka mohuar që afërsia e tij të ketë ndikuar në punësimin e të afërmeve të tij.Sipas tij, për angazhimin e tyre në Odën e Farmacistëve është marrë për bazë përgatitja profesionale.

Në “Kallxo Përnime”, ministri Aliu ka thënë se emërimi i motrës së tij Suljotë Aliu në OFK-në është bërë me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë emisionit ministri Aliu ka thënë se motra e tij është specialiste e farmacisë klinike dhe e udhëheq barnatoren e Klinikës së Internos (në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës).Aliu ka thënë së Suljotja është në mesin e atyre farmacistëve që nuk kanë biznes.“Me aq sa kam kuptuar unë angazhimi i saj në këshill është bërë me kërkesën e ministrisë. Së pari e kam pyetur motrën, ajo më ka thënë: po më kanë ftu.

Përzgjedhja në këshill nuk ka të bëjë me Suljote Aliu, motrën e Liburn Aliun, as që kam të bëjë fare me këtë punë”, ka thënë Aliu.

Angazhimin e motrës së tij në këshillin e OFK-së ai e ka quajtur normale, duke pasur parasysh angazhimet që ajo i ka gjatë vitit. Sipas tij, Suljote Aliu nuk merr rrogë por paguhet vetëm për takimet që mban këshilli.

Ndërsa sa i përket punësimit të Nita Kelmendit Hysa në këshillin mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Aliu ka thënë se është marrë për bazë përgatitja profesionale.

“Edhe Nita edhe Sujota më shumë janë dëmtuar për faktin që është motra ime dhe vajza e axhës”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjithë kjo bujë që është bërë për punësimin e motrës së tij, është bërë për shkak të punës që koj e fundit bën për të parandaluar keqpërdorimet me branat.Ai ka thënë se ka shumë farmacistë që kanë biznese e apo janë të lidhura me biznese të ndryshme, duke lënë të kuptohet se ka mjaft keqpërdorime në këtë sektor.Qeveria aktuale është duke u akuzuar për punësime familjare në institucione publike.

Gjatë fushatës zgjedhore kreu i Qeverisë Albin Kurti pat premtuar se nuk do të ketë punësime familjare, duke u shprehur se: familjarët janë për dasma, ndërsa profesionistët për punë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img