Site icon PrishtinaPress

Ministri Aliu flet për humbjen e Vetëvendosjes në zgjedhje lokale: Ndikoi pandemia


Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke e komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale ka thënë që Lëvizjen Vetëvendosje e kanë penalizuar shumë faktorë që kanë ndikuar deri në atë rezultat.

“Ky rezultat, është së pari nga ky trend i përgjithshëm që ka qenë në zgjedhjet e mëhershme. Poashtu në këtë rezultat kanë ndikuar edhe faktorët tjerë që arritëm me vonesë të futemi në fushatë për shkak të angazhimeve të mëdha që kishim në nivelin qendror të qeverisjes”.

“Pandemia e ka luajtur rolin e saj, që në një mënyrë e ka hendikepuar VV-në prej tubimeve të shumta me qytetarë – që është një nga mjetet ynë kryesore. Pra VV-ja ka komunikuar përmes tubimeve dhe kjo ka qenë kufizuar dhe ka bërë që të përpiqemi t’i respektojmë rregullat”, u shpreh ai.

Aliu në Rubikon në Klan Kosova, tha që Lëvizja Vetëvendosje është më e orientuar në nivelin qendror se në atë lokal.

“Nëse e shikojmë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale – ekziston një dallim i madh mes suksesit të zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore. Në zgjedhjet parlamentare patëm dalë të parët kur kemi marrë pjesë në vitin 2010 kemi dalë të tretët, në zgjedhjet lokale kemi dalë të pestët, dy vite pas. Njëjtë në vitin 2017 dolëm të parët dhe në zgjedhjet lokale prap kaluam keq, ndonëse në zgjedhjet e para lokale e fituam Prishtinën, në zgjedhjet e dyta e fituam Prizrenin dhe Kamenicën”.

“Në rezultatin e përgjithshëm ne i kemi vetëm katër komuna dhe pak a shumë është një trend i njëjtë siç ka qenë edhe në zgjedhjet e mëhershme lokale, e që tregon që VV-ja është më shumë e organizuar dhe e orientuar ka niveli qendror sesa ka ai lokal”, tha Aliu.

Exit mobile version