Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten (14.02.2020) ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë László Márkusz.
Në takim njoftues, ministri Abdixhiku, i informoi për projektet që janë në proces në të dyja dikasteret si dhe planin Qeverisës.
Abdixhiku dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.
Ministri i falenderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ofron Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.