Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Vetëqeverisjes Lokale Elbert Krasniqi kanë vizituar sot Mitrovicën veriore dhe kanë pirë kafe në një kafene afër urës kryesore.
Në fund të shëtitores së Mitrovicës kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë siguruar zonën përreth kafenesë.
Pamjet janë publikuar nga kosovo-online.