Dy ministrat e Republikës së Kosovës, Liburn Aliu së bashku me Xhelal Sveçlën, vizituan sot komunat veriore të Kosovës.
Nga afër panë asfaltimin e rrugëve në Jasenovik dhe Syriganë, rrugë që do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve.
Ata vizituan Zubin Potokun,Leposaviqin dhe disa fshatra si Cerajë, Koshtovë, Bistricën e Vllahisë, Dedin dhe Magjerën, fshatra këto që përmes kësaj ndërlidhje të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë me komunën e Mitrovicës.
Për herë të parë këto rrugë shtrohen nga Qeveria.