Site icon PrishtinaPress

Ministrat serbë marrin pjesë në mbledhjen urgjente për “Trepçën” (Foto)

Në mbledhjen e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, dy ministrat Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq, si dhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq.

Për shkak se Projektligji për “Trepçën” do të hidhet sot në votim në Kuvend, ka filluar mbledhja e një takimi urgjent të përbashkët të përfaqësuesve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Mbledhja është duke u udhëhequr nga katër kryetarët e kuvendeve komunale të pjesës veriore të Kosovës./Telenews/
Exit mobile version