Në këto diskutime u kritikua Kosova dhe Serbia për mungesën e dialogut.
Kështu të paktën tha ministrja e jashtme kroate, Marija Pejçinoviq-Buriq.
“Ajo që është shqetësuese janë raportet dhe mungesa e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha kryediplomatja kroate, transmeton lajmi.net
Veç saj, ajo tregoi se në takim u diskutua edhe për bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për emrin, dhe u bë thirrje për luftimin e korrupsionit në Shqipëri.
Shefja e diplomacisë në Kroaci tha se pret shumë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në SOfje.
Pejçinoviq-Buriq tha se për Bashkimin Evropian, vendet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane.
Sipas saj, nuk mund të flitet njejtë për të gjitha vendet e Ballkanit. Për këtë ajo ka përmendur rastin e Kosovës.
“Pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, kjo tregon qartë se nuk mund të flitet njëjtë për të gjitha vendet e BE-së”, përfundoi ministrja e Jashtme në Kroaci.