Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen më 14 shkurt në Bruksel, me fokus kryesisht për Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi në selinë e NATO-s do të kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Më 14 shkurt një mbledhje të ndarë do të mbajë edhe Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Ky takim do të zhvillohet nën organizimin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Takimi i fundit i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës u mbajt me pjesëmarrjen e ministrave të Mbrojtjes të 50 vendeve më 18-20 janar në bazën ajrore Ramstein të Gjermanisë dhe në takim u diskutua dhënia e tankeve ndaj Ukrainës.
Pjesë e takimi ishte edhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.