4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministrat e BE-së miratojnë masat për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian miratuan sot masa të ndryshme për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike në një takim në Bruksel, duke ngarkuar Komisionin Evropian për hartimin e projektligjeve.

Masat përfshijnë: heqjen e të ardhurave të tepërta të prodhuesve të energjisë elektrike për t’i vënë të ardhurat në dispozicion për familjet dhe bizneset në vështirësi; stimulimin e uljes së kërkesës; vendosjen e një kufiri të çmimit të gazit; dhe mbështetjen e kompanive të shërbimeve në vështirësi financiare.

Kjo do të thotë që Komisioni Evropian mund të paraqesë një projektligj të martën, i cili më pas do të diskutohej dhe mund të ndryshohej nga vendet e BE-së përpara se të miratohej.

Ministri çek i Industrisë Jozef Sikela, i cili kryesoi bisedimet, tha se deri në fund të muajit, kërkohej qartësi per menyren sesi vendet e Bashkimit Evropian do të trajtonin krizat së bashku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img