Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar ministrin Peci për ngulmimin e tij që të zbatojë ndalesën për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura të restoranteve e kafeterive.
Peci nisi që të zbatonte një ndalesë të moçme që kishte nisur të zbatohej qëmoti por që pastaj, siç ndodh rëndom, ishte harruar.
E Rohde i ka dhënë atij përgëzime për një gjë të tillë.
“Lajm i mirë që ministër Peci ka filluar zbatimin ndalesës së moçme për restorante e bare etj përmes inspeksioneve strikte. Buka e birra janë më të mira pa cigaren rreth jush, dhe më të shijshme për të gjithë ne“, u shpreh Rohde.
Nuk dihet deri tash se sa dënime janë shpërndarë ndaj kafeterive dhe restoranteve për mos-respektim të ligjit për duhanit.