1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ministër më naiv se Arsim Bajramin, zor se gjejmë

Shkruan: Berat Armagedoni
Arsim Bajrami, ministër i tashëm i Arsimit, nuk do që ky shtator të nisë me greva të mësimdhënësve. Asnjë ministër i Arsimit nuk do të donte të niste me grevë procesi mësimor, kur në krye të arsimit është një kësi ministri, që në këtë rast është ministri Bajrami, ky farë ministër që harron çfarë u ka premtuar mësimdhënësve, kërkesat e të cilëve i quan lokale dhe të vogla, e nga të cilët sot nuk kërkon mirëkuptim për shtyrje e plotësim të kërkesave të tyre por, si në rastin e shkarkimit të ish-anëtares së Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj, shpreh nxitje e jep urdhër për nisje të procesit mësimor.
Ky ministër Arsimi, ky jurist, duhet ta dijë se Sindikata, pos që mund ta rrotullojë krejt ministrinë, e çon në hava ministrin krejt!
Së këndejmi, ky ministër Arsimi, Arsim Bajrami, tha se sivjet procesi mësimor nis me tekste të rishikuara nga Komisioni i Ekspertëve dhe se ndryshime janë bërë në rreth 40 për qind të teksteve.
Pra, sipas tij, janë mënjanuar nga tekstet shkollore shqipe përmbajtjet joprofesionale, të pasakta, gjuha e papërshtatshme dhe cilido lloj diskriminimi që ka ekzistuar në tekste.
Kush i ka bërë këto përmirësime e plotësim-ndryshime?
Kujt ia ka besuar ministri këtë punë?
Kush janë ata ekspertë?
Pse ministria nuk i bëri publike emrat e ekspertëve, të cilët kanë prekur në themelet e mësimit?
Si i kanë bërë ato ndryshime?
Çfarë rezultatesh të punës kanë paraqitur për publikun këta ekspertë deri sot, përpos që një herë, pas një mbledhje, kanë lëshuar një komunikatë për medie?
A është i vetëdijshëm Bajrami, pak ditë para Bajramit, se disa prej atyre ekspertëve nuk janë ekspertë as të gjuhës, as të kulturës, as të shoqërisë, as të shkencës?
Ministër, disa prej tyre, more burrë, lëre që s’kanë qenë kurrë mësues as në ndonjë shkollë katundi, por nuk e kanë thënë kurrë, asnjë fjalë, asnjë të vetme, për asnjë tekst shkollor. Si u besove atyre njerëzve kaq naivisht?!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img