13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

“Minatorëve po u shkelet një e drejtë elementare për jetesë”

Tash e 20 vjet punon në minierën e “Trepçës”.

Haradin Sadiku është mbikëqyrës i ndërrimit në horizontin e 11-të.

Ai tregon se përgjatë dy dekadave punë ka pasur greva për arsye të ndryshme, por asnjëherë nuk janë marrë masa ndëshkuese ndaj tyre.

Andaj, ai vendimin e fundit të ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, që të merren masa ndaj 151 minatorëve që kanë sabotuar punën javë më parë, nëpërmjet sanksionimit të mëditjeve dhe shujtave ditore, nuk e sheh si të duhur.

Edhe kryetari i Bashkësisë së Sindikatës së Punëtorëve të Kosovës, Atdhe Hykolli, thotë se punonjësve të “Trepçës” po u shkelet një e drejtë elementare për jetesë.

E njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija, këtë veprim e sheh si hakmarrje ndaj punëtorëve që grevuan.

“Tendenca për hakmarrje për shkak të mbajtjes së grevës është diçka që bie në kundërshtim, me çdo parim të ekonomisë së lirë të tregut dhe orientimit që ka Kosova drejt Kapitalizmit drejt fuqizimit ekonomik. Rasti i grevës edhe po ndodh si shenjë hakmarrjeje ndaj punëtorëve që kanë marrë pjesë në grevë pa dyshim që ky është një veprim skandaloz ndaj menaxhmentit të ‘Trepçës’”, tha Avdija.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim për këtë çështje edhe nga menaxhmenti i “Trepçës”, por këta nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës. /teve1

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img