Site icon PrishtinaPress

Minatorët serbë të Trepçës dalin në protestë: Njësia Speciale na ka bllokuar flotacionin

Dhjetëra minatorë serbë të kombinatit Trepça në veri po marrin pjesë në protestën e qytetarëve serbë në Zveçan.

Ata kanë mbërritur sot rreth orës 08:30 në vendin ku janë mbledhur protestuesit në qendër të Zveçanit.

Minatori i kombinatit të Trepçës, Darko Milojeviq, ka thënë për mediat se prania e pjesëtarëve të njësisë speciale të policisë së Kosovës në veri ndikon negativisht në punën e tyre.

Ai ka pretenduar se policia ua ka ndërprerë prodhimin.

“Që nga dita e premte, kur forcat speciale kanë hyrë në veri të Kosovës, na është ndërprerë prodhimi sepse kanë bllokuar flotacionin dhe nuk na lejojnë të transportojmë xehe me kamionë, ne nuk jemi firmë buxhetore, marrim rrogë nga ajo që prodhojmë, pra jetët tona janë në rrezik”, pretendoi Milojeviq.

Exit mobile version