Pas 8 ditësh në grevë, sot minatorët e “Trepçës” e kanë ndërprerë atë. Kështu bëhet me dije nga faqja zyrtare e tyre në Facebook.
“Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.
Sipas tyre ky është “Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës”.