19 mina, 12 kundërtank dhe shtatë të vogla janë gjetur dhe konfiskuar në kufirin Kosovë-Shqipëri, saktësisht në vendin e quajtur “Qafa e Zabelit”.
Indeksonline mëson se lajmi në Policinë e Kukësit është paraqitur nga shtetasi H.B., 74-vjeç banues në Letaj të Hasit.
Policia e Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mendohet se predhat dhe minat e gjetura kanë ngelur nga koha e luftës në Kosovë.