Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, është rikthyer me projekt të ri muzikor.
Teksti është shkruar nga Kreshnik Avdiu, kurse për muzikën dhe producimin është përkujdesur BidDeal Records.
Videoja ndërkaq i është besuar produksionit ‘Maximus’.
Artistja edhe këtë herë mori vëmendje me paraqitjen skenike meqenëse përkujdeset mjaft shumë për pamjen e jashtme.
Këngën tanimë të plotë e gjeni në kanalin zyrtar të ‘Eurolindi&Etc’ në platformën YouTube.