Site icon PrishtinaPress

Mimoza Kusari Ramës në anglisht: A s’është për ty kredibile Policia e Kosovës që po i pret hetimet e KFOR’it

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ia ka dedikuar kryeministrit shqiptar Edi Rama një përgjigje, pas deklaratës së tij lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës në veri të vendit.

Deklaratës së Ramës se po pret hetimet e KFOR-it për t’u deklaruar për këtë situatë, Kusari-Lila i është përgjigjur duke thënë “ndoshta burimet e Policisë së Kosovës nuk janë mjaftueshëm kredibile” për të.

“I nderuar Kryeministër Edi Rama, ishit goxha i zëshëm për të marrë pozicion lidhur me atë që ju besuat se ishte “faj i Kosovës”. Ndoshta Policia e Kosovës nuk është burim mjaftueshëm i besueshëm për ju, kështu që ju prisni “hetimet e KFOR-it””, ka shkruar kryedeputetja e VV-së.

Kusari-Lila ia ka bashkangjitur përgjigjes së saj edhe një hartë, ku shenjëzohet vendi ku janë kapur tre policët, që ndodhet brenda territorit të Kosovës.

 

Exit mobile version