Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas dënimit me burgim të deputetes së VV-së, Jetmire Vrenezi.
“Për deklarim zyrtar të grupit më duhet konsultë sepse është çështje e ndjeshme dhe serioze”, ka thënë Kusari.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren gjatë ditës së marte ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, Islam Thaqi dhe Jetmire Vrenezi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit i ka dënuar me nga 3 vite burg dhe dy mijë euro gjobë.