Mimoza Kusari-Lila ka dhënë një intervistë ekskluzive për PrishtinaPress për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Ajo tha se “ne më parë qëndrojmë në opozitë se të bëjmë koalicion me opozitë”, dhe theksoi se pa kontestim jo vetëm që Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve, por ka diferencë të madhe me partitë tjera opozitare.
Kusari shtoi se ky 4-vjeçar i qeverisjes Kurti ka suksese të panumërta, sidomos në sigurinë në veri të vendit.
“Jemi qeveria e parë që kemi treguar stabilitet me përmbyllje të suksesshme të mandatit.”
Ajo tregoi po ashtu edhe për pritshmëritë e saj për kandidimin në këto zgjedhje e cila do të bart numrin 8 në listë.
“Unë besoj se si kandidate me numër 8 do të fitoj sërish besimin e qytetarëve. Unë do të synoj të tregoj atë që kam treguar gjithmonë me punën time të palodhur.” përfundoi ajo./PrishtinaPress/