Site icon PrishtinaPress

Mimoza Kusari e pikëlluar për vdekjen e Zijadin Gashit

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka marrë me pikëllim të madh lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të gazetarit, Zijadin Gashi.

Ajo thotë se humbja e tij përbën një boshllëk të madh për gazetarinë kosovare dhe për të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin dhe të punonin me të.

Deputetja i shprehu ngushëllime familje, miqve dhe kolegëve të tij.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të gazetarit Zijadin Gashi. Gjatë dy dekadave të bashkëpunimit tonë, që nga koha kur shërbeja si zëdhënëse e Zyrës së Kryeministrit dhe në angazhimet e mia të mëvonshme, Zijadini u dëshmua gjithmonë si një profesionist i jashtëzakonshëm, i përkushtuar ndaj fjalës së lirë dhe informimit të saktë. Humbja e tij përbën një boshllëk të madh për gazetarinë kosovare dhe për të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin dhe të punonin me të. Ngushëllimet e mia më të sinqerta i shprehë familjes Gashi, kolegëve dhe miqve të tij. Kujtimi për përkushtimin dhe integritetin e Zijadinit do të mbetet gjithmonë mes nesh”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Exit mobile version