Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim zgjedhor në qytetin e Kamenicës.
Aktualisht, kryetari i kësaj partie, kryeministri Albin Kurti po mban fjalim para aktivistëve të Vetëvendosjes atje.
Qysh në hyrje, Kurti përshëndeti kryetarët e partive me të cilat është në koalicion, Donika Gërvalla, Faton Peci, e Mimoza Kusari – Lila, kjo njëherit shefe e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Dua të përshëndes në veçanti, bashkëkryearët e Guxo, Donika Gërvalla, zvkryeministre dhe minister e Punëve të Jashtme dhe Faton Peci, ministër i Bujqësisë. Dhe…Mimoza Kusari-Lira..Lila, kryetare partisë Alternativa dhe grupit parlamentar të VV-së” – tha Kurti.