Site icon PrishtinaPress

Mimoza Gashi publikon këngën “Edhe një herë”

Këngëtarja e njohur, Mimoza Gashi, ka lansuar projektin e ri muzikor.

Kënga e re mban titullin “Edhe një herë” dhe është publikuar bashkë me videoklip, i cili tashmë gjendet në kanalin YouTube.

Për muzikën, tekstin dhe melodinë u kujdes Arion Gashi, i cili është po ashtu producenti i këngës, ndërsa për klipin Lendi Sopa dhe Ardian Gashi.

Foto: Mimoza Gashi/YouTube

Mimoza krahas zërit unik, në projektin e ri shfaqet tejet elegante e veshur në kostum me ngjyrë të zezë, duke kompletuar paraqitjen me grim të theksuar dhe aksesor.

Kënga padyshim do të mirëpritet nga fansat e këngëtares e cila numëron disa ‘cover’ të suksesshëm.

Exit mobile version