-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Milun Milenkoviq ka qenë i dyshuar për disa vepra penale në të kaluarën”

Milun Milenkoviq, i cili u arrestua të marten në veri të vendit, ka qenë i dyshuar për disa vepra penale në të kaluarën, ka thënë sot Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Isufaj ka thënë se i arrestuari Milun Milenkoviq, ka qenë i dyshuar për disa vepra të tjera penale.

“Ka qenë i dyshuar edhe më herët për vepra penale dhe nuk mund të komentojmë më shumë”, tha Isufaj për Paparacin.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë e Shtetit lidhur me ngjarjet në veri.

Ai tha se Prokuroria po vazhdon të jetë pasive ndaj disa të dyshuarve për veprime të jashtëligjshme në pjesën veriore të vendit.

“Ata që kanë bërë krime duhet të përballen me drejtësinë. Nuk e kuptoj prokurorinë tonë të shteti që si është e mundur që përkundër qindra prezantimeve të krimeve dhe denoncime me emër e mbiemër nuk ka veprime”, është shprehur Kurti.

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, e që është njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtareve të KFOR-it gjatë tensionimit të situatës në komunat në veri të vendit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla theksoi se gjatë arrestimit të tij, tre zyrtarë policorë janë lënduar lehtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img