Ish-kryetari Zveçanit, Dragisha Miloviq, u ka thënë qytetarëve se komandanti i KFOR-it që është përgjegjës për veri të Kosovës së shpejti do të vijë të negociojë me serbët, ndërsa ai ka kërkuar “unitet dhe paqe”.
Miloviq ka thënë se gjatë bisedës me përfaqësuesin e KFOR-it amerikan, ai u ka thënë që “qytetarët të presin rreth një orë” dhe se komandanti i KFOR-it që është përgjegjës për veriun do të vijë të negociojë.
Para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, turma e protesutesve serbë po këndon këngë nacionaliste.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq më herët u ka thënë KFOR-it amerikan që të largohen Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës dhe që kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës të mos vijnë në objektet e komunës.
Kërkesa e KFOR-it është që të lejohen dy automjete të Policisë Speciale të Kosovës, që ndodhen në mes të turmës. Në autoblindja janë të bllokuar policët e Kosovës, ndërsa në to janë shënuar katër “C” dhe po ashtu është vendosur flamur i Serbisë.